Kosova dhe Turqia do të zhvillojnë sonte finalen e madhe të ‘Play-Off’, në duelin përcaktues se kush do të shkojë në Botërorin në Amerikë.
Për Kosovën kjo është ndeshja më e rëndësishme në histori, që nga pranimi në instancat e UEFA-s dhe FIFA-s më 2016.
Por, edhe për Turqinë kjo ndeshje mund të konsiderohet më e rëndësishmja e tyre në rreth dy dekada.
Kosova sonte do të tentojë pjesëmarrjen e parë në një Kupe Bote, vetëm 10 vjet pas pranimit në instancat ndërkombëtare të futbollit.
Kurse Turqia do të kërkojë pjesëmarrjen e tretë ndonjëherë në një Botëror dhe të parën pas 24 vitesh, që nga pjesëmarrja e tyre e fundit në kampanjën e vitit 2002, kur kishin përfunduar në pozitën e tretë. Më herët, kombëtarja turke kishte marrë pjesë edhe në 1954 ku kishte luajtur vetëm në fazën grupore.
Dueli i sotëm historik zhvillohet nga 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







