spot_img
HomeSportFutbollMuriqi: Respekt për Turqinë por do të bëjmë çmos...

Muriqi: Respekt për Turqinë por do të bëjmë çmos që të shkojmë në Botëror me Kosovën

spot_img

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi në konferencën e sotme për shtyp në prag të sfidës finale të Play-Off ndaj Turqisë, është shprehur se ai dhe ekipi do të bëjnë çmos që të kualifikohen në Botërorin në Amerikë. 

Ai tha ka respekt për Turqinë, por se do të shkojnë për fitore.

“Kam shumë respekt për Turqinë, por nesër është ndeshje mes kombëtaresh. Nesër do të bëj çmos për të shkuar në Botëror me Kosovën. Mes vijave të fushës do të vazhdoj të kem respekt për Turqinë, por shkojmë për fitore.”

“Nuk e kam problem që nuk kam shënuar që pesë ndeshje me Kosovën. Vetëm le të fitojë Kosova. Edhe nesër mos të shënoj, veç le të fitojmë.”

Kosova dhe Turqia do të përballen mes vete nesër mbrëma në finalen e “play-off”-it të Botërorit 2026 në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 20:45.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img