spot_img
HomeLajmeOsmani takim me ambasadorin turk, në fokus të bisedimeve...

Osmani takim me ambasadorin turk, në fokus të bisedimeve diplomacia dhe ndeshja Kosovë-Turqi

spot_img

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe zhvillimet aktuale politike.

“Ajo shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës, si historikisht ashtu edhe gjatë mandatit të saj, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe diplomacisë. Presidentja vlerësoi rolin e Turqisë në forcimin e kapaciteteve të FSK-së dhe në përkrahjen e Kosovës në procesin e njohjeve ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën për media të Presidencës së Kosovës.

Osmani bëhet e ditur, se përveç ambasadorit falënderoi edhe presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan për përkushtimin e tij ndaj Kosovës.

“Në fund të takimit, u përmend edhe ndeshja e ardhshme kualifikuese për FIFA World Cup 2026 qualifiers ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, me ç’rast u shpreh dëshira që kjo përballje të karakterizohet nga fryma sportive dhe respekti i ndërsjellë”, vazhdon komunikata.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img