Golden Eagle Ylli është shpallur kampion i Ligës Unike për edicionin 2025-26.
Klubi nga Suhareka ka arritur që në finale ta mposhtë klubin e Pejës, duke fituar me rezultat 80-74.
Kësisoj, Golden Eagle me këtë triumf ka rishkruar histori në këtë garë.
Golden Eagle Ylli fillimisht ishte bërë skuadra e parë ndonjëherë që e fiton kompeticionin e Ligës Unike, duke triumfuar në sezonin inaugures 2020-21 pikërisht ndaj Pejës.
E sonte, skuadra suharekase rishkruan histori sërish ndaj Pejës, tani duke u bërë skuadra e parë që e fiton kompeticionin e Ligës Unike dy herë.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







