spot_img
HomeSportBasketbollFinalja e Ligës Unike: Golden Eagle Ylli dhe Peja...

Finalja e Ligës Unike: Golden Eagle Ylli dhe Peja rivalë të njohur në këtë garë, u përballën tri herë në të kaluarën

spot_img

KB Golden Eagle Ylli dhe KB Peja do të zhvillojnë sot finalen e madhe të Ligës Unike për edicionin 2025-26.

Dy skuadrat kosovare triumfuan ditën e djeshme në gjysmëfinale, duke mposhtur skuadrat Besëlidhja, respektivisht Vëllaznimi.

Kur jemi te kjo përballje, këto dy skuadra nuk janë rivalë të panjohur në këtë garë.

Dy skuadrat janë përballur tre herë në katër kampanjat e mbajtura paraprake të kësaj gare që nga inaugurimi i kësaj gare, dy prej të cilave përballjeve kanë ardhur pikërisht në finale.

Golden Eagle Ylli dhe Peja pra do të përballen sot për herë të katërt në Ligën Unike dhe të tretën herë në finale.

Në dy finalet paraprake, secila skuadër ka nga një fitore, me Golden Eagle Yllin që triumfoi në kampanjën debutuese të atij sezoni 2020-21, duke e mposhtur Pejën me rezultat 82-79, ndërsa në sezon më vonë, Peja u hakmor ndaj Golden Eagle Yllit, duke e mposhtur në finale me rezultat 87-72.

Dy skuadrat ishin takuar edhe në gjysmëfinale të edicionit 2023-24, kur Golden Eagle Ylli e kishte mposhtur Pejën me rezultat 91-62.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img