spot_img
HomeSportKampioni i shumëfishtë i Motocrossit, Arbenit Beqiraj bojkoton garat:...

Kampioni i shumëfishtë i Motocrossit, Arbenit Beqiraj bojkoton garat: Garuesit s’po përfitojnë asgjë

spot_img

Fituesi i shumë titujve, Arbenit Beqiraj ka njoftuar se ka vendosur t’i bojkotojë garat e motocross-it.

Përmes një njoftimi, Beqiraj ka bërë të ditur se ky bojkot vjen për shkak të shumë pakënaqësive të vazhdueshme nga Federata e Motoçiklizmit, duke kritikuar mungesën e kushteve për zhvillimin e garave e po ashtu edhe faktin që sportistët nuk po përfitojnë asgjë financiarisht, përkundër faktit se ka të hyra financiare.

Tutje, Beqiraj ka theksuar se pret edhe nga garuesit tjerë të këtij sporti që t’i bojkotojnë garat, në mënyrë që të arriten ndryshimet që i duhen këtij sporti.

“Derisa të ketë ndryshime konkrete dhe trajtim të drejtë për garuesit, bojkotimi i garave mbetet qëndrimi im”, ka shkruar Beqiraj

Kujtojmë që Beqiraj është ‘mbret’ i këtij sporti viteve të fundit, duke dominuar me pesë tituj të kampionit, duke zënë vendin e parë.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img