Sot do të zhvillohet finalja e Ligës Unike në basketboll për sezonin 2025-26.
KB Golden Eagle Ylli dhe KB Go+ Peja do të duelojnë sot në finalen e garës, duke e synuar trofeun.
Finalja zhvillohet nga ora 18:00, në Tiranë.
Suharekasit mposhtën dje në gjysmëfinale skuadrën e Besëlidhjes, ndërsa Peja eliminoi skuadrën e Vëllaznimit.
Të dy skuadrat e kanë fituar nga një herë këtë trofe, me suharekasit që triumfuan në kampanjën debutuese të kësaj gare në sezonin 2020-21, ndërsa një vit më vonë triumfoi edhe KB Peja. Asnjë skuadër nuk e ka fituar garën dy herë.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







