Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka njoftuar se ka nënshkruar një vendim rreth ligjshmërisë për gurëthyesit në Kosovë.
Sipas një njoftimi nga ministrja, vendimi obligon të gjithë operatorët e gurëthyesve që në mënyrë të prerë e të menjëhershme t’i nënshtrohen procesit të verifikimit të plotë të pajtueshmërisë ligjore, teknike e mjedisore.
Po ashtu, operatorët obligohen që brenda 15 ditëve t’i përgjigjen kërkesës së ministrisë.
Postimi i plotë:
RREGULL DHE LIGJSHMËRI PËR GURËTHYESIT NË KOSOVË!
Për vite me radhë, malet dhe peizazhet tona të bukura janë dëmtuar nga shfrytëzimi shpeshherë i pakontrolluar dhe përtej lejeve nga veprimtaria e gurëthyesve. Prandaj, sot kam nënshkruar një vendim urgjent dhe të pakompromis për vendosjen e rregullit në këtë sektor.
Vendimi OBLIGON të gjithë operatorët e gurëthyesve që në mënyrë të prerë e të menjëhershme t’i nënshtrohen procesit të verifikimit të plotë të pajtueshmërisë ligjore, teknike e mjedisore.
Operatorët OBLIGOHEN që brenda 15 ditëve t’i përgjigjen kërkesës së ministrisë. Ky afat është i padiskutueshëm dhe mosdorëzimi i dokumentacionit brenda afatit rezulton në humbje të së drejtës për shqyrtim administrativ dhe aktivizon inspektimin e jashtëzakonshëm të menjëhershëm në terren.
Pasuria e Kosovës është pasuri e përbashkët, prandaj çdo shfrytëzim i saj duhet të bëhet në përputhje me ligjin.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







