Posta Zvicerane ka thyer rekordin e saj të vitit të kaluar, duke dorëzuar 7.9 milionë pako gjatë periudhës së afërt me Black Friday, duke regjistruar kështu një rritje të konsiderueshme në volumin e dërgesave.
Nga data 24 nëntor deri më 2 dhjetor 2025, numri i pakove të dorëzuara u rrit me gati 400,000 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, sipas njoftimit zyrtar të shërbimit postar.
Ky rekord reflekton një rritje të kërkesës për blerje online dhe volum të madh pakosh për shkak të zbritjeve të shumta dhe ofertave speciale që ofrohen nga tregtarët në kuadër të Black Friday, përcjell albinfo.ch.
Punonjësit e Postës kanë pasur një ngarkesë të madhe pune për të përpunuar, renditur dhe shpërndarë këtë numër të jashtëzakonshëm pakosh gjatë kësaj periudhe.
/HisariOnline/







