Prishtina ka arritur një fitore të madhe sot në shtëpi, duke e mposhtur liderin Ballkani.
Kryeqytetasit kanë triumfuar minimalisht me rezultat 1-0, falë një goli nga Rin Ahmeti në minutën e 83-të.
Bardhekaltrit me këtë fitore i japin fund një serie negative prej pesë ndeshjeve paraprake pa fitore në ligë (3 humbje, 2 barazime), duke u ngritur tani në pozitën e tretë me 41 pikë.
Ballkani ndërkohë bën një hap prapa në luftën për titull, duke mbetur me pikët e njëjta 45 me Dritën, me gjilanasit që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







