spot_img
HomeSportFutbollBallkani me rekord të jashtëzakonshëm ndaj Prishtinës, veç dy...

Ballkani me rekord të jashtëzakonshëm ndaj Prishtinës, veç dy humbje në 19 përballjet e fundit në ligë daj tyre

spot_img

Prishtina dhe Ballkani do të zhvillojnë sot kryendeshjen e ditës në Superligë me fillim nga ora 13:00.

Dueli, i cili i përket xhiros së 26-të, zhvillohet në Kampin Nacional në Hajvali.

Ballkani ka një rekord tejet impresiv ndaj Prishtinës në përballjet e fundit direkte në kampionat.

Suharekasit kanë veç dy humbje në 19 përballjet e fundit ndaj kryeqytetasve në garë, duke fituar 9 nga këto ndeshje ndërsa 8 përfunduar me barazim.

Sidoqoftë, këto dy humbje të Ballkanit ndaj Prishtinës kanë ardhur në tri përballjet e fundit, pasi parapakisht ishin të pamposhtur në 16 ndeshje në kampionat ndaj tyre (8 fitore, 8 barazime).

Në përgjithësi, Ballkani prin në duelet kokë-më-kokë që nga rikthimi i suharekasve në elitë në sezonin 2018-19.

Portokallinjtë udhëheqin me 11 fitore ndaj Prishtinës, krahas 6 humbjeve e 11 barazimeve të tjera.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img