spot_img
HomeSportFutbollKryendeshja e ditës: Prishtina - Ballkani, kush prin në...

Kryendeshja e ditës: Prishtina – Ballkani, kush prin në përballjet direkte?

spot_img

Prishtina dhe Ballkani do të zhvillojnë kryendeshjen e ditës së sotme në Superligën e Kosovës, në kuadër të xhiros së 26-të.

Dueli do të zhvillohet në Kampin Nacional ne Hajvali, me fillim nga ora 13:00.

Ballkani vjen pas dy fitore rresht brenda tre ditëve, fillimisht duke shënuar një fitore të madhe ndaj Dritës në Suharekë me rezultat 3-0, e më pas mposhtur edhe Prishtinën e Re si mysafir me rezultat minimal 1-0.

Kryeqytetasit ndërkohë ndodhen në një formë katastrofike të rezultateve, duke mos arritur të fitojnë asnjërën nga pesë ndeshjet e fundit në Superligë (3 humbje, 2 barazime).

Suharekasit ndodhen lider të tabelës me 45 pikë të mbledhura pas 25 xhirove, po aq sa ka edhe Drita që ndodhet e dyta, ndërkohë Prishtina ndodhet në pozitën e katërt me 38 pikë.

Cili është bilanci kokë-më-kokë mes dy skuadrave?

Që nga sezoni 2018-19 kur u rikthye Ballkani në Superligë, suharekasit kanë një bilanc dukshëm më të mirë në përballjet direkte me prishtinasit.

Dy skuadrat që atëherë janë takuar gjithsej 28 herë, me Ballkanin që ka fituar 11 ndeshje, Prishtina ka fituar 6 dhe 11 herë jane ndarë me barazim.

Në dy duelet e para të këtij sezoni në Superligë, dy skuadrat kanë nga një fitore, me Prishtinën që e mposhti ndeshjen e parë në shtëpi me rezultat 1-0, ndërsa Ballkani triumfoi 3-1 ndaj tyre në Suharekë.

Ndërkohë, dy skuadrat u përballen edhe në Kupën e Kosovës, ku Ballkani avancoi tutje pas penalltive, duke e eliminuar kryeqytetasit nga gara.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img