spot_img
HomeLajmeAdriana Matoshi i reagon Sami Lushtakut: S'di qysh s’je...

Adriana Matoshi i reagon Sami Lushtakut: S’di qysh s’je në burg, po kryetar në komune

spot_img

Aktorja e njohur dhe ish-deputetja, Adriana Matoshi i ka reaguar kryetarit të komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, pas akuzave të rënda nga ky i fundit drejtuar aktores. 

Lushtaku sot gjatë një interviste e quajti aktoren Matoshi si dikë që “del nga shtëpia publike”.

“Ajo është niveli i saj, sikur kur del prej një shtëpie publike, e jo si një deputete që ka përgjegjësi për fjalën që flet me qytetarët. Prandaj, mendoj se edhe zonja Matoshi edhe do zonja tjera duhet të kenë kujdes se çka flasin sepse mendoj se fjala e tyre është bajagi me peshë. Prandaj, të gjithë ne që jemi në politikë duhet të kemi kujdes maksimal, të mos ofendojmë. Nëse ka dikush vërejtje për punën dhe angazhimin tonë, le të flasin me fakte”, ka thënë Lushtaku para mediave pas betimit”, deklaroi Lushtaku ndërkohë që u betua si kryetar i ri Skenderajt.

E Ardiana Matoshi iu është kundërpërgjigjur Lushtakut përmes një statusi në Facebook,tha se se gjatë luftës ai ka blerë toka me çmime të lira dhe më pas i ka shitur me çmime të larta, duke e quajtur të tillë të papërshtatshëm për të qenë në pozitë udhëheqëse.

“S’di qysh po ki kohë me u marrë me mu. Ama hala ma shumë qysh s’je në burg, po kryetar në komunë. Ti s’je niveli jem, as s’ki me kane kurre, se s’jom kane e as nuk bi kaq poshte une asnjihere ne jete”, ka shkruar Matoshi në Facebook.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img