Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se dëmet nga vërshimet e fundit tejkalojnë 5 milionë euro, duke prekur familjet, bizneset dhe infrastrukturën.
Sipas vlerësimeve, më të goditurat janë Gjakova me 2.7 milionë euro, Drenasi me mbi 1.5 milionë, si dhe Peja, Rahoveci dhe Mitrovica me nga 800 mijë euro.
AKK ka kërkuar ndërhyrje urgjente nga niveli qendror për mbështetje financiare dhe masa konkrete për sanimin e dëmeve dhe parandalimin e vërshimeve.
Komunikata:
Vlera e dëmeve nga vërshimet e fundit nëpër komuna tejkalon 5 milionë euro
Sipas vlerësimeve fillestare të Komunave të prekura nga vërshimet e fundit, dëmet deri më tani tejkalojnë shumën prej 5 milionë euro, duke prekur rëndë ekonomitë familjare, bizneset lokale dhe infrastrukturën publike.
Komunat më të prekura, sipas vlerës së dëmeve, janë:
• Gjakova – 2.7 milionë euro
• Drenasi – mbi 1.5 milionë euro
• Peja, Rahoveci dhe Mitrovica – nga 800 mijë euro secila
• Klina – mbi 650 mijë euro
• Malisheva – 540 mijë euro
• etj
Ndërkohë, vlerësimet ende nuk janë përfundimtare për disa komuna të tjera
Në këtë situatë, i bëjmë thirrje nivelit qendror për:
• Reagim urgjent dhe të koordinuar institucional;
• Alokim të menjëhershëm të mjeteve financiare;
• Aktivizim të fondeve emergjente dhe mekanizmave shtetërorë;
• Mbështetje konkrete për sanimin e dëmeve dhe rikthimin e normalitetit për qytetarët dhe bizneset.
• Dhe të shtohet veprimi insitucional që këto mos të përseriten, pra të punohet dhe veprohet në parandalimin e vërshimeve.
Komunat nuk mund të përballojnë të vetme këtë barrë financiare. Pa një ndërhyrje të shpejtë nga niveli qendror, rrezikohet seriozisht realizimi i shumë projekteve dhe ofrimi i shërbimeve për qytetarët.
Komunat dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës, mbeten të përkushtuara për bashkëpunim të plotë institucional, por njëkohësisht kërkojmë veprim të menjëhershëm dhe konkret.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







