spot_img
HomeSportFutbollFC Prishtina emëron Alban Dragushën trajner të ri

FC Prishtina emëron Alban Dragushën trajner të ri

spot_img

FC Prishtina ka zyrtarizuar sot emërimin e Alban Dragushës si kryetrajner të ri të skuadrës.

Trajneri 44-vjeçar vjen në krye të klubit pas një periudhe të suksesshme me skuadrën e Ramiz Sadikut, të cilën e drejtoi që nga korriku i vitit 2023. Nën drejtimin e tij, ekipi u bë një nga surprizat më të këndshme të ligës së parë këtë sezon.

Gjatë karrierës së tij, Dragusha ka pasur eksperiencë edhe me ekipin e Vushtrrisë, ndërsa nga viti 2019 deri më 2022 ka qenë pjesë e stafit teknik si ndihmës trajner te Drita.

Përveç karrierës si trajner, Dragusha ka një karrierë të pasur si futbollist, duke luajtur në Ukrainë, Azerbajxhan, Suedi, Shqipëri dhe Kosovë.

“Klubi i uron mirëseardhje trajnerit Dragusha dhe shumë suksese në drejtimin e ekipit bardhekaltër gjatë sezonit në vazhdim”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina.

Dragusha vjen në krye të skuadrës bardhekaltër pas dorëheqjes së Afrim Tovërlanit nga ky post. Ky i fundit vendosi të tërhiqet pas një serie prej pesë ndeshjeve pa fitore.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img