spot_img
HomeSportFutbollLiga e Kampionëve, sonte mësohen katër skuadrat tjera çerekfinaliste...

Liga e Kampionëve, sonte mësohen katër skuadrat tjera çerekfinaliste për të kompletuar ‘setin’

spot_img

Sonte do të mësohen katër skuadrat e tjera çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve, për të kompletuar përballjet çerekfinale.

Sfida e parë do të luhet mes Barcelonës dhe Newcastles nga ora 18:30. Ndeshja e parë përfundoi me rezultat të barabartë 1-1 në St. James Park, ndërsa mbetet gjithçka e hapur sonte në “Camp Nou” për të zbuluar çerekfinalistin e ri.

Dueli tjetër interesant është ai mes Liverpoolit dhe Galatasarayt. “Të Kuqtë” u mposhtën minimalisht në Stamboll ndërsa sonte pranë shikuesve të vet ata do të synojnë përmbysjen e deficitit minimal dhe kalimin në çerekfinale. Skuadra që avanton tutje do të përballen me PSG-në.

Bayerni do ta presë skuadrën e Atalantas në “Allianz Arena”, ku bavarezët praktikisht tani veçse ndodhen në çerekfinale pas epërsisë së lartë nga ndeshja e parë në Itali. Klubi gjerman triumfoi me rezultat të thellë 6-1, duke shkelur me një këmbë në çerekfinale. Fituesi i këtij dueli do të luajë në çerekfinale me Real Madridin.

Ndeshja tjetër është ajo mes Tottenham dhe Atletico Madridit.

Spajollën mposhtën anglezët me rezultat të thellë 5-2 në ndeshjen e parë në Spanjë. Spurs do të tentojnë përmbysjen e deficitit të tre golave megjithëse do të jetë shumë e vështirë për një kualifikim. Fituesi i këtij dueli luan në çerekfinale me fituesin e duelit Barcelona-Newcastle.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img