Kanë përfunduar dy duelet e ditës së sotme të xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ferizaj dhe Drenica kanë marrë fitore të mëdha ndaj Prishtinës dhe Malishevës.
Skuadra ferizajase ka mposhtur thellë kryeqytetasit me rezultat 3-0, duke ia vazhduar krizën e rezultateve bardhekaltërve, të cilët tani shkojnë në pesë ndeshje radhazi në Superligë pa fitore (3 humbje, 2 barazime).
Fitore të rëndësishme ka arritur edhe Drenica në shtëpi ndaj Malishevës.
Skuadra nga Drenica ka mposhtur Malishevën me rezultat 4-2, duke marrë tre pikë të mëdha në luftën për mbijetesë.
Malisheva ndërkohë hodhi poshtë mundësinë që të marrë pozitën e tretë në tabelë, duke mbetur e katërta me 37 pikë.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







