spot_img
HomeSportNesër mbahet Kampionati Ballkanik në Duathlon, përfaqësues të Kosovës...

Nesër mbahet Kampionati Ballkanik në Duathlon, përfaqësues të Kosovës edhe dy sportistet suharekase

spot_img

Nesër, më 15 Mars 2026, në Podgoricë të Malit të Zi do të mbahet Kampionati Ballkanik në Duathlon.

Në këtë garë do të marrin pjesë shumë shtete të rajonit, si: Turqia, Mali i Zi, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Rumania, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut.

Kosova do të përfaqësohet nga Federata e Triathlonit e Kosovës, ndërsa pjesë e përfaqësueses së Kosovës janë edhe dy sportistet nga Suhareka:

Selina Gashi – do të garojë në kategorinë Juniore
Nerënxa Kuçi – do të garojë në kategorinë Pioniere

“Urojmë që sportistet tona të kenë një paraqitje sa më të mirë dhe shumë suksese në këtë garë ndërkombëtare!”, thuhet në njoftimin e klubit “Klubi Triathlon Suhareka”.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img