spot_img
HomeLajmeAlbulena Haxhiu pret Shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutohet...

Albulena Haxhiu pret Shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutohet thellimi i bashkëpunimit

spot_img

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Misionit të OSBE-së, me theks të veçantë në mbështetjen për prioritetet legjislative të institucionit.

Po ashtu, në takim u trajtua edhe rëndësia e forcimit të rolit mbikëqyrës të Kuvendit, si dhe avancimi i standardeve demokratike në vend përmes bashkëpunimit ndërinstitucional.

Të dy palët theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në funksion të zhvillimit demokratik dhe përmirësimit të proceseve parlamentare në Kosovë.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img