Ish-kryetari i komunës së Suharekës në vitet 2009-2013, Blerim Kuçi ka kritikuar ndryshimet në partitë politike nga lidershipi në kryetar të asaj partie.
Në emisionin “Fjala dhe Faktet”, Kuçi se aktualisht edhe Aleanca po kalon në këtë proces, prej një lideri në kryetar, ndërsa fillimisht e ka bërë LDK-ja.
Tutje ai dha një paralajmërim të fortë edhe për VV-në ku vuri në pikëpyetje edhe ekzistencën e partisë në atë moment kur mbetet pa Albin Kurtin.
“Për mua, çështja e lidershipit, kur po shkon gjatë nuk po është e shëndoshë, edhe Aleanca tash po kalon në procesin prej kalimit prej një lideri në kryetar. Fillimisht e ka bë LDK-ja, që jo bash lehtë, me vështirësi, sepse liderët e fortë shumë vështirë është me kalu prej një lideri në kryetar të një partie, që ende pasojat po i vuan LDK, derisa të mësohet, por ka hy edhe PDK dhe edhe Albini dhe VV-ja shumë shpejt kanë me hy në atë proces. Për shembull, pasoja të mëdha për mu ka me pasë VV në atë moment kur nuk e ka Albinin, ndoshta edhe s’ka me ekzistu si subjekt politik. Sepse kalimi prej një lidershipi në një kryetar normal ose në një parti normale pa një lider te ne sidomos në Ballkan nuk është e lehtë”, u shpreh Kuçi.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







