spot_img
HomeLajmeKuçi me fjalë të mëdha për Ramush Haradinajn: Njëri...

Kuçi me fjalë të mëdha për Ramush Haradinajn: Njëri nga burrështetasit më të mirë që ka Kosova

spot_img

Blerim Kuçi, ish-kryetar i komunës së Suharekës, e ka vlerësuar Ramush Haradinajn si njëri nga burrështetasit më të mirë që ka Kosova. 

I ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet”, Kuçi tha se Ramushi hyn në kategorinë e burrështetasve më të mirë të vendit, jo vetëm në këtë kohë por edhe në të kaluarën.

Megjithatë, ai ia ka dhënë edhe disa “kritika” Haradinajt.

“Për mua Ramushi është njëri prej burrështetasve më të mirë që ka Kosova. Jo vetëm këtë kohë, por nashta edhe për shumë kohë hyn në kategorinë e burrështatasve më të mirë që ka Kosova. Kosova ka nevojë ende për një burrështetas si Ramushi, por ka disa defekte. Defekte në kuptimin e organizimit të partisë politike. Kur cakton një objektiv nëse e zëmë, objektivi prej pikës A me shku në B, ai ndalet edhe në mes, ndalet në ato nënstacione. Për mua është gabimi më i madh i tij në udhëheqje politike që ndalet në nënstacione. Kurse si burrështetas, unë do të isha mirënjohës me dalë prapë në skenë një profil i burrështetasit në skenë, por është e vështirë”, ka deklaruar Kuçi.

Më poshtë intervista e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img