Ish-ministri dhe ish-kryetari i Suharekës, Blerim Kuçi i ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” ka shpalosur shumë gjëra për publikun gjatë skenës së tij politike, duke veçuar edhe kohën kur ishte kryetar i Suharekës.
Kuçi e ka quajtur pozitën e kryetarit të komunës si përgjegjësinë më të madhe që ai e ka pasur në jetën e tij.
“Puna e kryetarit për mua është më e vështirë, funksioni më i vështirë dhe detyra më e vështirë për një personalitet. Kam qenë ministër, kam qenë në luftë, kam qenë para luftës në shumë procese, por puna e kryetarit është shumë e vështirë.
I pyetur nëse kjo ishte arsyeja se pse nuk kandidoi përsëri si kryetar i Suharekës, ai tha:
“Po, njëra prej arsyeve”, deklaroi Kuçi.
Tutje ai tha se dëshironte të japë një mesazh që të mos insistohet me çdo kusht me vazhdu mandatin dhe t’i japë hapësirë të tjerëve për të dëshmuar veten.
Më poshtë intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







