spot_img
HomeLajme"Një pak, tre shumë", Kuçi tregon pse ishte kundër...

“Një pak, tre shumë”, Kuçi tregon pse ishte kundër Muharremajt për mandatin e tretë si kryetar i Suharekës

spot_img

Ish-kryetari i komunës së Suharekës, Blerim Kuçi ka deklaruar pse doli kundër Bali Muharremajt përpara zgjedhjeve të fundit lokale, duke marrë vendimin që të largohet nga ajo parti dhe t’i bashkohet LDK-së. 

Kuçi ka thënë se ai është kundër që një kryetari të fitojë mandatin për tre herë, duke thënë se kjo është e dëmshme.

“Duhet mos me insistu me çdo kusht me vazhdu mandatin dhe ndoshta është e vërtetë ajo thënia “një mandat është pak, por tri mandate tepër”, ndoshta dy mandate do të ishin më e arsyeshme, por tri mandate janë shumë dhe një ndoshta pak.

Ai gjithashtu ka thënë se një lider duhet t’i lëjë hapësirë të tjerëve, ndryshimeve.

“Unë jam adhurues i më shumë asaj i një kënaqësie kur e krijoj dikën, kur e përkrahi dikënd, kur një i ri vjen dhe ai e merr ndoshta shkollën e dikujt tjetër dhe avancohet, kurse tri mandate ia ndalë rrugën shumë njerëzve të cilët i kanë ato ambicie, edhe munden me qenë ma kreativ sesa ti”, deklaroi Kuçi.

Unë jam mundu edhe sa kam qenë në AAK për mos me e lënë askënd për mbi dy mandate me udhëheq Suharekën, sepse humb kreativiteti, humb ai entuziazmi për me bo diçka, edhe fillon pak edhe përvetësimi natyrshëm i institucioneve, sikur me qenë tuat jo të qytetarëve, jo kjo te Balia po çdokund në Kosovë, dikush që ka më shumë se dy mandate sidomos në komuna, nuk ka çka me dhanë. Të rralla janë ato raste kur një shoqëri, një komunë, një komunitet i merr vlerat e dëshiruara ose të kohës kur një kryetar është për mbi dy mandate. Te ne në Kosovë po ndodhin mjaft shumë, në Suharekë nuk kam pasë qejf me ndodhë assesi”, ka deklaruar Kuçi në “Fjala dhe Faktet”.

Më poshtë intervista e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img