spot_img
HomeLajmeBurim Ramadani zyrtarisht pjesë e listës zgjedhore për deputet...

Burim Ramadani zyrtarisht pjesë e listës zgjedhore për deputet nga AAK

spot_img

Burim Ramadani do të jetë zyrtarisht pjesë e listës së AAK-së për kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit. 

Këtë e ka bërë të ditur kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se Ramadani është njëri ndër njerëzit më të përgjegjshëm dhe profesionistët më të përgatitur që njeh.

Postimi i tij: 

Burim Ramadani është mendje e kthjellët që punon për sigurinë e shtetit.
Është ndër njerëzit më të përgjegjshëm dhe profesionistët më të përgatitur që unë njoh. Besnikëria ndaj shtetit, integriteti i tij, përvoja dhe aftësitë e bëjnë një vlerë të veçantë për Kosovën.
E mbështes plotësisht kandidimin e tij për deputet, sepse besoj që zëri dhe veprimi i tij racional, kritik dhe i matur do t’i shërbejë shtetit.
Kosova ka nevojë për të.
Ne kemi nevojë për të.
Jam i lumtur që pranoi kërkesën tonë që të kandidojë për deputet dhe shpresoj se do të jemi bashkë në Parlament.
/HisariOnline/ 
Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img