spot_img
HomeLajmeKalimi nga LDK-ja te AAK-ja për të kandiduar si...

Kalimi nga LDK-ja te AAK-ja për të kandiduar si kryetar i komunës së Suharekës, rrëfehet Blerim Kuçi

spot_img

Ish-kryetari i komunës së Suharekës, Blerim Kuçi është deklaruar për vendimin e tij që ta lë LDK-në pas luftës dhe t’i bashkohet AAK-së.  

Kuçi në “Fjala dhe Faktet” ka rrëfyer arsyet e këtij vendimi, duke përmendur Ramush Haradinaj si njërën nga arsyet.

“Familja ime ka pasur një bagazh të NDSH-së (Lëvizja Nacionale Demokratike Shqiptare). NDSH ka pasur një frymë që ende e shoh që është prezente në kohën tonë dhe unë i takoj atij profili.

“Kur doli Ramushi në skenë, përpara se të kthehesha në AAK, normalisht isha në LDK, dhe kemi bisedu me Ramushin se si me e bashku spektrin e djathtë të atëhershëm që ka ekzistu dhe kemi pasur këto biseda. Në ndërkohë, unë zgjedhem shef ekzekutiv i LDK-së, në ato kohë ka qenë viti 2008, sepse kam qenë edhe ministër i punëve të brendshme prej LDK-së, pas ministrisë fiton PDK-ja fiton dhe hyn në koalicion të atëhershëm i cili ka qenë PDK-LDK, president ka qenë Fatmir Sejdiu dhe kryeministër Hashim Thaçi. Që në atë kohë ne kemi biseduar që duhet me hy në një koalicion, është i domosdoshëm, për shkak se me bë shpalljen e Pavarësisës së Kosovës. Po jo vetëm shpalljen e pavarësisë, me marrë pjesë në shpalljen e pavërsisë si akt, partitë shtetformuese që ka qenë LDK por edhe PDK e ka pasë atë rolin e vet si parti shtetformuese, mirëpo me kusht që kur të miratohet kushtetuta, diku në qershor të vitit 2008 ne me dalë nga ai koalicon. Dhe për shkak të vlerës së madhe historike dhe që duhej këto dy subjekte politike të ishin bashkë, hynëm bashkë, por me kusht që diku gjatë vitit 2008 me dalë prej atij koalicioni. Por ne vazhduam, për fat të mirë apo të keq, edhe kur e kam marrë detyrën e shefit ekzekutiv ka qenë ne jemi në koalicion me PDK-në, shpallet pavarësia, e cila u shpall, kryhen ato procese, miratohet Kushtetuta, se edhe sot kemi probleme me Kushtetutën, sepse duhen 80 vota dhe me i dhanë atë frymën e spektrit të përgjithëm politik që iu dha dhe ne me dalë nga koalicioni. Në atë kohë, më kujtohet e patëm bo një sondazh, LDK fitojke 44% po ta kishte bë këtë veprim. Pse nuk u bë është një proces i gjatë dhe duke i parë raportet dhe afërsinë në kuptimin e profilit të qendrës së djathtë, edhe me Ramushin edhe AAK-në e saj kohe, dhe nuk më pëlqente vazhdimësia, sepse u krijojke një pol, dy subjektet më të mëdha i bijke që do ta udhëheqin Kosovën, neve na duhet ky rivaliteti politik, jo në atë ashpërsinë, por ne kishim frikën se subjekti jonë politik LDK nuk do të mundet me marrë veten për shumë kohë, atëherë e gjeta mundësinë dhe biseduam me Ramushin dhe kalova në AAK, por assesi prej qendrës spektrit të djathtë. Dhe kjo ka qenë arsyeja kryesore që unë kalova në AAK dhe atje e kam pasë pozitën e sekretarit organiziv. Unë kam shku atëherë me Burim Ramadanin, ka qenë sekretar i përgjithshëm, normalisht ka ardhë Balia (Muharremaj) edhe të tjerë dhe jam kandidu për kryetar komune. Me sa më kujtohet përpara se me ardhë në AAK, partia ka pasur deri në 4% dhe kjo është njëfar procesi, normalisht me ndihmën e qytetarëve të shumtë që e kanë gjetur veten në këtë frymë”, u shpreh Kuçi në “Fjala dhe Faktet”.

Më poshtë intervista e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img