Ish-kryetari i komunës së Suharekës, Blerim Kuçi ka folur për fillimet e jetës së tij politike në kohën e pasluftës.
Kuçi i ftuar në “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline tregoi se fillimisht me disa shokë kishin krijuar një parti të re, me qëllim të neutralizimit të dy paritve sipas tij të cilat ishin në rivalitet të ashpër, LDK e PDK, dhe më pastaj ka treguar arsyen e rikthimit sërish te LDK-ja.
“Kur është vra Uka, e kam ndje disi si obligim moral me u afru përsëri me LDK-në, ato rrethana kanë qenë tejet të rënda dhe e kam ndje si veprim timin moral bashkë me disa shokë jemi rikyç në LDK me dhanë kontributin tonë dhe me tregu që është e kundërta, nuk arrihet efekti kurgjo me veprime të tilla të asaj kohe, sepse ka edhe të tjerë, ajo vazhdon, fryma e Ukës vazhdon dhe ne jemi mundu me vazhdu ma tutje”, deklaroi ai.
Më poshtë intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







