KB Golden Eagle Ylli do të zhvillojë ndeshje këtë mesjavë në kuadër të Ligës Unike.
Suharekasit do të presin në “13 Qershori” skuadrën e Apollonisë së Fierit të mërkurën me fillim nga ora 19:30.
Ndërkohë, për këtë ndeshje, klubi vendas ka njoftuar se hyrja në palestër do të jetë falas.
Pas katër ndeshjeve në Ligën Unike, Golden Eagle Ylli ndodhet lider në grupin B me 6 pikë, me dy fitore dhe dy humbje.
Ndërsa Apollonia ka zhvilluar tre ndeshje deri më tan, ku ka dy fitore dhe një disfatë.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







