Kosova brenda pak ditësh do të zhvillojë një nga ndeshjet më të rëndësishme në histori të përfaqësueses, ku do të përballet ndaj Sllovakisë në Bratislavë.
Sllovakët dhe Dardanët do të përballen më 26 mars në Bratislave në gjysmëfinalen e play-off-it për kualifikim në Kupën e Botës.
Tifo-grupi i Kombëtares sonë, ‘Dardanët’ përmes një njoftimi, kanë njoftuar se tashmë janë shitur të gjitha biletat për duelin mes Sllovakisë dhe Kosovës.
“Të gjithë biletat që na janë garantuar për ndeshjen historike të 26 marsit janë tashmë të rezervuara. Kërkojmë mirëkuptim, pasi nga sot e tutje nuk mund të shqyrtojmë asnjë kërkesë të re për biletë,” thuhet në njoftimin e “Dardanëve”.
Tifozët që dëshirojnë të ndjekin duelet e ardhshme të Kombëtares mund të përfitojnë nga abonimet vjetore, të cilat vazhdojnë të jenë të hapura për regjistrim”, thuhet në njoftim.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







