spot_img
HomeSportBasketbollErjon Kastrati i rilindur me rikthimin e tij te...

Erjon Kastrati i rilindur me rikthimin e tij te KB Golden Eagle Ylli

spot_img

Erjon Kastrati duket se po rikthen formën e dikurshme sic e ka pasur, me rikthimin e tij te KB Golden Eagle Ylli.

Kastrati ishte pjesë e historisë së KB Golden Eeagle Yllit duke i fituar dy titujt e parë të Superligës me klubin suharekas.

E pasi u largua nga Suhareka për tre sezone, Kastrati u rikthye sërish në Suharekë këtë edicion, nga ku po vërehen shkëndija të rikthimit të formës që e kishte pasur te KB Golden Eagle Ylli tre vite më parë.

Kastrati shkëlqeu më së fundmi në ndeshjen mbrëmshme në fitoren ndaj KB Prishtinës, duke realizuar 12 pikë, 4 asiste e 1 kërcim, ndërsa kishte 57% saktësi në gjuajtjet për tre pikë, duke realizuar 4 nga 7 tentime, për ta ndihmuar ekipin e tij që t’i rikthehet fitoreve pas një serie jo të mirë.

Kastrati ishte i pafat në fillim të këtij edicioni, duke pësuar një lëndim që e mbajti jashtë për disa javë, ndërkohë që ka zhvilluar katër ndeshje me suharekasit këtë sezon.

Në këto katër ndeshje, Kastrati ka luajtur me një mesatare të mirë pikësh prej 12 .3 për ndeshje e 2.3 asiste për ndeshje.

30-vjecari pati paraqitje perfekte edhe me Dardanët në ndeshjen e së dielës kundër Shqipërisë, me 21 pikë, 2 asiste e 2 topa të vjedhur.

Stinorin e kaluar Kastrati tek Trepça zhvilloi 32 ndeshje në Superligën e Kosovës dhe iu besuan vetëm 14 minuta për ndeshje.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img