spot_img
HomeLajmeHaxhiu mbështet iniciativën e Osmanit për zgjedhjen e drejtpërdrejtë...

Haxhiu mbështet iniciativën e Osmanit për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit

spot_img

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar amendamentet kushtetuese të dërguara nga Presidentja Vjosa Osmani, të cilat parashohin që presidenti i vendit të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët.

Përmes një reagimi publik, Haxhiu tha se kjo iniciativë synon të zgjidhë ngërçet e vazhdueshme politike që kanë shoqëruar procesin e zgjedhjes së presidentit në Kuvend.

“Sapo i pranova amendamentet kushtetuese nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Në këtë mënyrë eliminohen ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve dhe që po e pamundësojnë stabilitetin e tyre.

I bashkohem thirrjes së Presidentes për votimin e këtyre amendamenteve”, ka shkruar Haxhiu.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img