spot_img
HomeLajmeOsmani i çon në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje...

Osmani i çon në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtëpërdrejtë të Presidentit

spot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentes/it.

Osmani i ka ftuar të gjitha partitë politike që të votojnë këto amendamente kushtetuese.

“Tash e tutje, le të flasë populli!”, ka shkruar Osmani.

Njoftimi i plotë:

ZGJEDHJE TË DREJTPËRDREJTA PËR PRESIDENT!

Duke parë dështimet e njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentes/it, sapo kam proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentes/it, të cilat ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011.

I ftoj të gjitha partitë politike që të votojnë këto amendamente kushtetuese.

Tash e tutje, le të flasë populli!

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img