Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline, është pyetur nëse ka korrupsion në qeverisjen e tij.
Muharremaj ka hedhur poshtë këto pretendime, duke thënë se jo vetëm në qeverisjen e tij, po në asnjë qeverisje nuk ka pasur korrupsion në Suharekë.
“Asnjëherë s’ka pasur në Suharekë korrupsion, jo në qeverisjen time por në asnjë qeverisje, s’ka korrupsion”, deklaroi ai.
I pyetur për ngritjen e aktakuzave ndaj disa zyrtarëve komunalë, Muharremaj tha se “aty ku punohet, ka edhe fjalë”, ndërsa u shpreh se pret verdiktin e fundit nga Gjykata.
“Aty ku punohet më së shumti, aty ku hahet bukë ka edhe trosha, kështu që presim verdiktin e fundit të Gjykatës, për mua është gjë normale. Kur punohet deri në 200 projekte brenda një viti, aty ka fjalë, kështu që s’më pengojnë ato. I respektojmë organet e shtetit, 24 orë në shërbim të hetuesisë dhe prokurorisë, ne jemi institucion dhe bashkëpunojmë me ta”, u shpreh Muharremaj.
Më poshtë intervista e plotë e tij:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







