spot_img
HomeLajmeNga lufta deri te biznesi e politika, Muharremaj tregon...

Nga lufta deri te biznesi e politika, Muharremaj tregon rrugëtimin e tij deri te kryetari i komunës

spot_img

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka folur për rrugëtimin e tij të karrierës politike, fillimisht duke përmendur luftën, si një ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

I ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet”, Muharremaj shpalosi më shumë detaje se si erdhi deri te fitimi i mandatit të tretë në krye të komunës së Suharekës.

“Megjithëse shumë rrallë kam fol për luftën, kohën e fundit kam nis me fol më shumë për luftën, për arsye se kam qenë pjesë e luftës, në radhë të parë po iu them se prej vitit 92-93 kam qenë pjesë e legales në ministrinë e mbrojtjes atë kohë, pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës prej momentit t’parë deri në fund, në radhë të parë jam kanë komandant kompanie në Studençan, komandant batalioni në Grejkoc dhe gjashtë muajt e fundit jam kanë zëdhënës komandant i brigadës 123 për logjistikë. Pas luftës kam qenë nënkryetar i komunës dhe drejtor për ndërtim dhe planifikim, mandej kam punu në Prizren si shef i regjionit për siguri civile dhe gatishmëri emergjente. Në 2006 me krijimin e ministrisë së punëve brendshme. Në 2009 kam qenë pjesë e Aleancës, nënkryetar i komunës deri në 2010, në 2010 jam zgjedhë deputet i parlamentit të Kosovës, në 2014 jam zgjedhë për herë të dytë deputet i parlamentit të Kosovës, në 2017 kam fitu garën për kryetar të komunës, sikur në 2021 dhe 2025”, deklaroi ai.

Më poshtë, intervista e plotë e tij: 

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img