spot_img
HomeLajmeLëvizja Vetëvendosje propozon Glauk Konjufcën për President

Lëvizja Vetëvendosje propozon Glauk Konjufcën për President

spot_img

Në mungesë të një marrëveshjeje politike me partitë e tjera, Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se do të propozojë si kandidat për President ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

VV ka theksuar se zgjedhjet e reja janë të panevojshme dhe të evitueshme, ndërsa i bën sërish thirrje opozitës që të propozojë kandidat, duke ofruar edhe mbështetje me nënshkrime nga grupi parlamentar për ta çuar procesin përpara.

“Në të njëjtën kohë, i ftojmë edhe njëherë subjektet opozitare që të propozojnë një kandidat. Nëse u nevojiten nënshkrime plotësuese ne ju ndihmojmë nga grupi ynë parlamentar. Jemi të bindur se kjo sfidë është e kalueshme, zgjedhjet janë të evitueshme dhe është plotësisht e mundshme të gjejmë pajtueshmëri për të ecur përpara”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img