spot_img
HomeLajmeMuharremaj tregon si është raporti me qeverinë qëndrore dhe...

Muharremaj tregon si është raporti me qeverinë qëndrore dhe investimet që kanë bërë së bashku në Suharekë

spot_img

Bali Muharremaj, kryetar i Suharekës i cili fitoi mandatin e tretë me radhë vitin e kaluar, ka qenë i ftuar te emisioni “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline, ku ka folur për shumë çështje të ndryshme.

Ndër të tjera, ai ka folur edhe për raportin mes qeverisë lokale dhe asaj qëndrore, konkretisht me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai tha se ka pasur mjaft investime në bashkëpunim me qeverinë, duke theksuar se vetëm këtë vit i kanë mbi 10 milionë euro investime.

“Është interesant që unë çdoherë e kom pas mirë, çdo herë kom marrë investime, unë i respektoj ata që zgjedhen me votën e popullit, kur ta fitojnë shumicën, çdo ministër që ka ardhur i Qeverisë Kurti e kam pritur me tepih të kuq dhe ka me pritë, njëashtu edhe kryeminsitrin e pres si kryeministër dhe jo si Albin Kurti. Kemi pasë investime edhe nga Qeveria Kurti dhe me iu thënë të drejtën përveç që kemi pasë probleme me kontratat kolektive, përndryshe nuk mujm me u anku se s’është mirë me u anku, sepse kemi pasë mjete mjaft shumë. Rast konkret vetëm këtë vit ndoshta i kemi mbi 10 milionë euro investime dhe nuk mund të them qe s’kemi pasur investime. Rruga Suharekë-Peqan i vogël është pjesë e ministrisë, rruga që shkon te zona industriale 1.3 milion euro është e qeverisë, rruga tash që shkon deri te rruga e dollocit është e ministrisë, rruga që shkon për në Gradancë është e ministrisë, rruga që shkon te guri i dellocit është e ministrisë, para të popullit, të qeverisë, pse me i thanë jo”, deklaroi Muharremaj.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img