spot_img
HomeSportFutbollKupa e Kosovës: Ballkani, Ferizaj dhe Dukagjini kualifikohen në...

Kupa e Kosovës: Ballkani, Ferizaj dhe Dukagjini kualifikohen në gjysmëfinale

spot_img

Kanë përfunduar tri takimet e raundit çerekfinal të ditës së sotme në Kupën e Kosovës në futboll.

Në kryendeshjen e ditës së sotme, Ballkani ka triumfuar ndaj Gjilanit, duke prekur kështu gjysmëfinalen.

‘Portokallinjtë’ fituan me rezultat 2-1, falë golave të Geralb Smajlit e Bleart Tolaj, ndërsa për mysafirët golin e vetëm e realizoi Senad Jaroviq.

Në anën tjetër, në gjysmëfinale kanë kaluar edhe Ferizaj dhe Dukagjini.

Ferizaji e mposhti Vushtrrinë me rezultat 2-0, ndërsa Dukagjini e eliminoi Feronikeli 74 me rezultat 3-0.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img