Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka folur për premtimin e Qeverisë në pushtet për ndërtimin e digës në Dragaqinë.
I ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet”, Muharremaj tha se fizibiliteti i Dragaqinës ka përfunduar, ndërsa është projekt i Qeverisë.
Sipas tij, ndërtimi i kësaj dige do të ishte një zgjidhje ideale për Suharekën, ku do të zhvillohej turizimi.
“Është një projekt që edhe ne kemi punu vazhdimisht, është kry fizibiliteti i Dragaqinës. Është një projekt i Qeverisë së Kosovës, për mua kush e ndërton, meritat i ka, pa dallim. Do të ishte një zgjidhje ideale për Suharekën, jo vetëm që shtohet sasia e ujit për 24 orë, por ndoshta ka mundësi që në të ardhmen të përdoret edhe sistemi pikë-pikë, por çka është me rëndësi ndryshon komplet pamja e Dragaqinës, do të bëhet një liqen shumë i mirë, do të zhvillohet turizmi, por pse jo në të ardhmen me pasë edhe rrymë”, deklaroi Muharremaj.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







