Bali Muharremaj, kryetar i Komunës së Suharekës për të tretin mandat radhazi, ka qenë i ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline, ku ka folur për çështje të ndryshme të politikave të nivelit lokal.
Muharremaj ka folur për ndryshimet në kabinetin e qeverisjes lokale, për dallim nga ekipi i mandatit të kaluar.
“Ndryshime nuk janë të mëdha, ndryshime çdo herë ka, është mirë që ka ndryshime. Disa kanë vazhdu, disa kanë mbetur në asamble komunale, kuptohet që ndonjëherë ka fjalë edhe në familjen tona, por s’kemi probleme, jemi duke punu. Është mirë që është zgjedhë edhe dikush i gjinisë femërore si nënkryetare. Kjo ka fillu si traditë në Suharekë për herë të parë në nivel të Kosovës prej vitit 2018, edhe çdo herë kam pasur nënkryetare, kanë përparësi dhe të barabartë duhet të jemi”, u shpreh ai në “Fjala dhe Faktet”.
Më poshtë intervista e plotë e tij:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







