spot_img
HomeLajmeMustafa: Deri më tani nuk ka asnjë emër për...

Mustafa: Deri më tani nuk ka asnjë emër për president, zgjidhja s’bëhet pa LVV-në

spot_img

Besian Mustafa, nga radhët e LDK-së ka deklaruar se zgjedhjet e parakohshme janë të evitueshme dhe të panevojshme në këtë fazë, duke theksuar se pa partinë në pushtet nuk mund të arrihet zgjidhja për presidentin.

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, Mustafa tha se në takim morën pjesë 15 deputetë dhe qëndrimi i përbashkët ishte se vendi duhet të shmangë zgjedhjet.

“Partia në pushtet ka 66 ulëse në Kuvend dhe në asnjë format kjo gjë nuk bëhet pa ta. Deri më tani nuk ka një propozim për asnjë emër”, ka deklaruar Mustafa.

Ai ka shtuar se LDK mbetet e hapur për takime të tjera deri më 5 mars, që është afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit, me shpresën që do të arrihet një zgjidhje.

“Mund të ketë takime në të ardhmen në këto ditë,  kemi pra deri më 5 mars është afati kushtetues, jemi të hapur për takime të radhës…por me shpresën që do të kemi një zgjidhje drejt zgjedhjes së presidentit”, ka theksuar ai.

“Duhet të jetë një emër për të cilin pajtohen dy partitë politike”, ka thënë mes tjerash ai.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img