“Allahu deshti të të marrë afër vetes më shpejt se sa menduam ne. Jeta jem, ki mu mbajt mend si person i hareshëm, i qeshur dhe zemër dashur”.
Ky është dedikimi i bashkëshortes së Qëndrim Xhrmajlit, i cili bashkë me Rinor Zejnullahun, humbën jetën në një vetaksident të mërkurën, në orët e para të mëngjesit.
Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Smrekonicë, raporton Hisarionline.net.
Gruaja e tashmë të ndjerit, e ka cilësuar atë si kujtimin më të bukur të jetës së saj.
“Do mbetesh gjithmonë kujtimi më i bukur i jetës. InshaAllah Allahu të ka shpërbly me Xhennet”, ka shkruar ajo, duke e mbyllur mesazhin me datën e sotme dhe simbolin e zemrës së thyer.
Humbja e dy të rinjve ka tronditur familjet dhe të afërmit e tyre, ndërsa rrethanat e aksidentit në Smrekonicë po hetohen nga autoritetet.







