spot_img
HomeBallinaKanosi kreun e Veteranëve të UÇK-së, përfundon në burg...

Kanosi kreun e Veteranëve të UÇK-së, përfundon në burg Eqerem Avdullahu

spot_img

Gjykata Themelore në Drenas ka dënuar me burgim prej 4 muajve Eqrem Avdullahut nga Rahoveci, i cili akuzohet për veprën penale “kanosje”, ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

Në seancën përfundimtare, gjyqtari tha se i akuzuari dënohet edhe me shumën prej 70 euro, derisa palet mund të ankohen për vendimin.

Sipas Prokurorisë, Avdullahu kishte kërcënuar përmes rrjetit social Facebook kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

Sipas aktakuzës, ekziston dyshimi i bazuar mirë se më 3 qershor 2026, rreth orës 13:10, i pandehuri Eqrem Avdullahu, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka kanosur seriozisht Hysni Gucatin, duke i shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetën, shkruan KosovaPress transmeton Hisarionline.net

Në aktakuzë thuhet se në një faqe në Facebook me emrin “Diaspora në Krye” ishte postuar një fotografi e Hysni Gucatit me mbishkrimin “Prokuroria heton Hysni Gucatin – mori rrogë për 19 vite si sekretar shkolle pa shkuar në punë”.

Sipas Prokurorisë, më pas i pandehuri, përmes profilit të tij personal në Facebook me emrin “Eqrem Avdullahu”, kishte komentuar: “Këtë derr duhet pushkatu”.

4 muaj burgim dhe shumë prej 70 euro.

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img