Forca e Sigurisë se Kosovës po angazhohet për ndërhyrje në fshatin Sverkë të Pejës
Kjo u bë e ditur nga vetë FSK-ja, me anë të një adresimi në facebook, aporton Hisarionline.net
“Pas pranimit të kërkesës nga Qendra e Situatave e Sekretariatit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, lidhur me shpërthimin dhe përhapjen e zjarrit me përmasa të mëdha në deponinë e mbeturinave në fshatin Sverkë të Komunës së Pejës, Qendra Operative e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë vlerësimin e menjëhershëm të rrezikut dhe kapaciteteve reaguese për këtë sfidë”, thuhet në njoftim.
FSK potencon se mbetet e përkushtuar që t’u shërbejë të gjithë qytetarëve të Kosovës në përputhje me detyrat dhe misionin e saj.
Më poshtë e gjeni postimin e plotë ⬇️







