spot_img
HomeLajmeE moshuara refuzon të shesë tokën për autostradën, i...

E moshuara refuzon të shesë tokën për autostradën, i dhimbset lisi 500-vjeçar

spot_img

Një 79-vjeçare nga Britania e Madhe po refuzon të shesë tokën e saj, pasi një projekt për ndërtimin e një rruge anashkaluese parashikon prerjen e një lisi rreth 500-vjeçar që ndodhet në fund të oborrit të saj.

Jean Harris, ish-sekretare shkolle dhe mësuese pianoje, thotë se nuk mund të pranojë shkatërrimin e pemës shekullore, e cila sipas saj është jo vetëm një simbol i zonës, por edhe një habitat i rëndësishëm për shumë specie të egra.

“Është rreth 500 vjeç dhe në gjendje të shkëlqyer. Pse do të donte dikush ta shkatërronte? Është një pikë orientimi për të gjithë banorët e kësaj zone”, është shprehur ajo, shkruan Metro, transmeton Hisarionline.net.

Projekti synon devijimin e rrugës A49 përreth qytetit të Herefordit, me qëllim lehtësimin e trafikut në qendër të qytetit. Megjithatë, Harris beson se ndërtimi i një rruge me shpejtësi deri në 60 milje në orë pranë shtëpisë së saj nuk është zgjidhja e duhur.

Ajo paralajmëron se prerja e lisit dhe ndërtimi i rrugës do të dëmtonin rëndë ekosistemin e zonës.

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img