spot_img
HomeLajmeShuhet gazetari Behlul Jashari

Shuhet gazetari Behlul Jashari

spot_img

Është ndarë nga jeta, gazetari i njohur, Behlul Jashari

Me kêtë rast, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur pikëllimin e thellë, raporton Hisarionline.net.

Jashari i kushtoi mbi pesë dekada gazetarisë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në Rilindja, si kryeredaktori i parë i gazetës së rezistencës Bujku, si dhe përmes raportimeve të tij për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH). Ai do të kujtohet për profesionalizmin, guximin dhe përkushtimin e tij në raportimin e ngjarjeve historike të Kosovës, përfshirë edhe periudhën e luftës.

Kontributi i tij i jashtëzakonshëm në mbrojtjen e së drejtës për informim dhe në dokumentimin e historisë së Kosovës do të mbetet pjesë e trashëgimisë sonë gazetareske.

AGK u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Jashari, kolegëve, miqve dhe gjithë komunitetit të gazetarëve.

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img