spot_img
HomeLajmeAksident në Rrugën e Kombit, dy të lënduar rëndë

Aksident në Rrugën e Kombit, dy të lënduar rëndë

spot_img

 

Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesditës së kësaj të diele në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, pranë Rubikut.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me forcë me njëri-tjetrin, duke shkaktuar plagosjen e dy personave. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe ato të urgjencës, raporton Vizionplus.tv, transmeton Hisarionline.net.

Të plagosurit janë transportuar fillimisht në Spitalin e Rrëshenit, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të dëmtimeve të marra, ata janë dërguar më pas për mjekim të specializuar në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa po punohet edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment të Rrugës së Kombit

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img