Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, ku një person i moshuar ka humbur jetën pasi është futur për t’u larë në det.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se i moshuari ka pësuar një atak kardiak gjatë qëndrimit në ujë, duke mos arritur të mbijetojë, raporton Hisarionline.net.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca, ndërsa autoritetet kanë nisur verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(Ora News)







