spot_img
HomeLajmePaunoviq vazhdon modifikimin e fashizmit për “spastrim etnik”: Me...

Paunoviq vazhdon modifikimin e fashizmit për “spastrim etnik”: Me vullnet të lirë

spot_img

Ministrja serbe Snezhana Paunoviq, po vazhdon të defilojë nëpër studio televizive në Serbi pas skandalit që ka shkaktuar me deklaratën e saj për “spastrim etnike të Kosovës”.

Pasi të enjten i ka kërkuar falje Vuçiqit e kryeministrit të saj dhe jo shqiptarëve, Paunoviq sot është shfaqur në “TV Prva”, duke u munduar të arsyetohet për fashizmin e saj ekstrem.

Ajo ka thënë se e ka menduar një “spastrim etnik” me “vullnet të lirë” dhe jo “duke likuiduar dikë”, shkruan N1.

“Jo me likuidimin e askujt, por thjesht me vullnet të lirë. Shpjegimi i asaj deklarate sime ishte ky: Millosheviqi duhej të bënte këtë  kushdo që nuk e respektonte Kushtetutën dhe ligjet e atëhershme të Republikës Federale të Jugosllavisë, të kthehej në vendin e tij amë, të cilin e konsideronte më të mirë, ndërsa me terroristët, si kudo në botë, të merreshin forcat zyrtare të armatosura.”, ka thënë ajo.

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img