spot_img
HomeLajmeApel për ndihmë: Kërkohen dëshmi se kosovari i burgosur...

Apel për ndihmë: Kërkohen dëshmi se kosovari i burgosur në Serbi ishte refugjat

spot_img

Kosovari 74-vjeçar Osman Selmani, i cili është arrestuar më 1 korrik të këtij viti nga Serbia në pikën kufitare Mutivodë, po mabhet në paraburgim atje.

Miq të Osmanit kanë bërë apel për ndihmë, duke kërkuar dëshmi që ta vërtetojnë se ai ishte refugjat gjatë periudhës prill-qershor 1999, kur pretendohet se kanë ndodhur ngjarjet për të cilat akuzohet.

“Sipas të gjitha informacioneve që disponojmë, gjatë periudhës prill–qershor 1999, kur pretendohet se kanë ndodhur ngjarjet për të cilat akuzohet, Osman Selmani ishte refugjat në Kampin e Refugjatëve në Çegran Gostivar.

Nëse posedoni lista, dokumente, fotografi ose keni dijeni që dëshmojnë se Osman Selmani ka qenë refugjat në kamp gjatë periudhës prill–qershor 1999, ju lutemi të na kontaktoni.

Çdo informacion mund të jetë vendimtar për të dëshmuar të vërtetën dhe për të ndihmuar në mbrojtjen e tij nga akuzat e padrejta.

Ju lutemi ta shpërndani këtë apel. Faleminderit!”, shkruan Nebi Hoxha në apelin e tij të publikuar në Facebook.

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img