Një vjedhje e pazakontë është raportuar të ketë ndodhur në një lokal në Podujevë.
Rastin në organet e drejtësisë e ka paraqitur qiraxhiu, i dyqanit, duke pretenduar se pronari i objektit, i ka marrë pijet nga hapësira që ai e shfrytëzon me qira.
Lidhur me këtë ngjarje është deklaruar Policia e kryeqytetit, përmes zëdhënësit Enis Pllana.
Ai deklaroi se organet e rendit e kanë pranuar informatën dhe se kanë nisur veprimet hetimore.
(KlanKosova)







