Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane do të ndryshojë objektivin e sulmeve të saj në infrastrukturën civile javën tjetër, nëse Irani nuk dëshiron të negociojë.
Duke folur në një intervistë me Fox News të transmetuar mbrëmë, presidenti amerikan tha se do t’i “ruante objektivat e energjisë për në fund”, por paralajmëroi se urat dhe termocentralet iraniane do të sulmoheshin.
“Do t’i godasim shumë fort sonte, do t’i godasim shumë fort nesër në mbrëmje, do t’i godasim shumë fort natën pasnesër. Dhe pastaj javën tjetër bëhet shumë keq për ta, sepse javën tjetër vijnë termocentralet, javën tjetër vijnë urat”, tha Trump.







